MENU
klinika

Si ndodhi krimi në Shkodër!

Sherri për parkimin e makinës që përfundoi me vrasje

22.09.2023 - 09:54

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në Shkodër ku 33-vjeçari Valter Fjerza u ekzekutua me kallashnikov.

Mësohet se autori i krimit është konfiktuar me vëllain e viktimës, Kolë Fierza, për një vend parkimi.

Debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij sherri, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fjerza dhe autorit të dyshuar.

Ky i fundit, i cili është komshi me dy vëllezërit, ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Pas të shtënave familjarët e viktimës kanë dalë jashtë dhe e kanë gjetur të riun të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportoi policia e Shkodrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN