24.09.2023 - 10:51
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot shpalljen e konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama theksoi se ky projekt që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik.
“MIRËMËNGJES
dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë ”, shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Zemra e kaltër e Evropës”
Leonardo DiCaprio sërish në mbrojtje të lumit Vjosa
"Eco Albania letër Ramës"
“Të shpallet Vjosa Park Kombëtar i kategorisë së dytë!”
Meta: U fitua beteja e parë!
“Lajm i mirë! Tani Vjosa të shpallet Park Kombëtar”
"Rama flet për projektin si Park Kombëtar"