MENU
klinika

Përballje mjeshtrash, në Durrës!

Shtypi gjerman: Kupa evropiane e klubeve, me Carlsen dhe Keymer…

13.09.2023 - 17:31

Kupa Evropiane e Klubeve 2023, do të mbahet nga data 30 shtator deri më 7 tetor, në një resort pushimi në Durrës (Shqipëri). Magnus Carlsen do të luajë për klubin e tij, Offerspill. Elo e preferuar është “Superchess” nga Rumania. Bundesliga përfaqësohet nga Viernheim, Werder Bremen, Solingen, Schönaich, König Tegel, Mülheim Nord dhe Weilheim. Vincent Keymer fillon për “Novy Bor”.

Me 84 klube nga 56 skuadra evropiane, Kupa Evropiane e Klubeve në vitin 2023 është jashtëzakonisht e fortë. Çuditërisht, merr pjesë edhe një ekip nga SHBA (“Team USA”), me Gata Kamsky, në bordin e parë.

Lista fillestare, drejtohet nga skuadra rumune e “Superchess”, me Viswanathan Anand në bordin kryesor. Pas tyre, janë rumunët Richard Rapport, Bogdan-Daniel Deac dhe Kirill Shevchenko, megjithëse Rapport, me origjinë hungareze dhe Shevchenko me origjinë ukrahinase, nuk kanë konkurruar nën flamurin rumun, për kaq shumë kohë. Me Liviu-Dieter Nisipeanu, skuadra ka edhe një të kthyer në radhët e saj. Nisipeanu ishte aktiv në bordin e lartë të Federatës Gjermane të Shahut, për një kohë të gjatë.

Skuadra kryesore çeke Novy Bor, zë vendin e dytë në listën fillestare. Mjeshtri gjerman Vincent Keymer, zë tabelën e parë përballë lojtarëve më të mirë çek, David Navara dhe Ngyuen Thai Dai Van. Skuadra franceze nga Asnieres, zë vendin e tretë në listën fillestare, me Maxime Vachie-Lagrave në një. Më pas, në listën fillestare vjen skuadra nga klubi i shahut ‘Offerspill”, i themeluar nga Magnus Carlsen. Vetë mjeshtri, zë tabelën e parë.

Bashkatdhetari i tij Aryan Tari, luan në dy. Përfaqësuesi më i mirë në Bundesligë është SC Viernheim, numri pesë në listën e Elo-s. Viernheim mbërrin me Shakhriyar Mamedyarov dhe Bassem Amin në bordet kryesore. Gjermani më i mirë dhe i vetëm në ekip është Dennis Wagner në bordin e pesë. Dy lojtarët e kombëtares gjermane, Alexander Donchenko dhe Matthias Blübaum janë në skuadrën e përfaqësueses turke “Turkish Airlines Sports Club”. Ata luajnë pas Franciso Vallejo, në bordet dy dhe tre.

“Werder Bremen” fillon si skuadra nominale e dytë, më e mirë gjermane, me një ekip të ri, kryesisht gjerman, të udhëhequr nga hollandezi me përvojë, Roeland Pruissers. “Solingen”, luan me një ekip amator dhe “Schoenaich” gjithashtu, u jep mundësi lojtarëve të rinj, të krahasohen ndërkombëtarisht me lojtarët më të mirë, nëse gjërat shkojnë mirë dhe me pak fat.

Kupa e femrave

Në të njëjtën kohë, do të mbahet edhe Kupa e klubeve për ekipet e femrave. Këtu janë regjistruar 25 ekipe. Favoritet për të fituar turneun është skuadra e Monakos, ku luan me Anna dhe Mariya Muzychuk, Sara Kadem, Elisbeth Pähtz dhe Pia Cramling.

Lojtarja e dytë më e mirë gjermane, Dinara Wagner, luan për klubin rumun “Superchess”, i dyti në listën fillestare, pas Monakos. Skuadra të forta kanë edhe “Garuda Aika”, nga Hungaria dhe “Gaz”, Ukrahina. Ngjyrat gjermane përfaqësohen nga “SG Solingen”, që luan me Machthild van Foreest (Hollandë) dhe Liwia Jarocka (Poloni) në tabelat kryesore, me Anmarie Muetsch dhe Luisa Bashylina.

Vendi është salla e konferencave pranë Hotel Grand Blue FAFA, një resort pushimi në bregdetin e Durrësit, në bregdetin e Adriatikut, rreth 40 km nga kryeqyteti shqiptar, Tirana. Turnetë zhvillohen me shtatë raunde, sipas sistemit zvicerian. Fituesi në turneun e hapur merr 10,000 euro dhe në turneun e femrave, 6,000 euro.

As në këto gara, nuk ka më asnjë skuadër ruse të përfaqësuar, pasi Federata Ruse tashmë është bashkuar me Federatën Aziatike të Shahut, si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrahinës.

 

de.chessbase.com/achf.org.al/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut

Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin