MENU
klinika

"Shënjestra" e mundshme

Si do ta përballonte Polonia luftën me Rusinë?

28.09.2023 - 16:03

Nuk është aspak e largët koha kur Rusia mund të planifikonte një “sulm hibrid” kundër Polonisë, pasi organizata paraushtarake zhvendosi më shumë se 100 trupa pranë hendekut Suwa?ki. Prania e grupit në Bjellorusi nxiti shqetësimet se ai mund të pushtonte vendin për të marrë kontrollin e Suwa?ki, një korridor i vogël por kritik i vendosur përgjatë kufirit verilindor të Polonisë që ndan Rusinë nga enklava Kaliningrad. Megjithatë, sot disa muaj më pas, rreziku për Poloninë mbetet real dhe nëse Rusia do të merrte kontrollin mbi hendekun, ata do të izolonin shtetet baltike nga pjesa tjetër e Evropës, duke lejuar potencialisht Moskën të ushtrojë ndikim më të madh mbi këto kombe. Sot Varshava duket pak më e sigurt, megjithatë, deklasifikimi i fundit i një dokumenti në lidhje me strategjitë e mbrojtjes polake zbuloi se në vitin 2011 Varshava planifikoi të tërhiqej nga rreth 40% e territorit të saj, për të fituar kohë për ardhjen e përforcimeve të NATO-s në rast lufte kundër Rusisë.

Plani i Polonisë

Së fundmi, partia polake Ligj dhe Drejtësi (PiS) publikoi një faqe nga një dokument i deklasifikuar, që ilustron strategjinë mbrojtëse që do të përdorej në rast të një pushtimi nga Moska në 2011. Dokumenti thoshte se objektivi i forcave polake ishte të ngadalësonin forcat e armikut dhe të ruanin kontrollin e urave në Vistula. Një tërheqje në Vistula do të kishte rezultuar në pushtimin nga Rusia të 40% të territorit polak, duke përfshirë qytetet Lomza dhe Lublin. Ushtria polake do të duhej të rezistonte për dy javë, e identifikuar si koha e nevojshme për të mbledhur një forcë të NATO-s të aftë për të dëbuar njësitë ruse. Uebfaqja ukrainase Militarnyi vuri në dukje se ky dokument duhet të kontekstualizohet në vitin referues, pra vitin 2011, gjatë të cilit ushtria polake ishte e pajisur me një kapacitet luftarak jashtëzakonisht të dobët. Në këtë drejtim, publikimi i dokumentit mund të konsiderohet një manovër politike nga qeveria polake. Në videon në të cilën diskutohet dokumenti, shihet ministri i Mbrojtjes Blasczack duke përdorur një gjuhë shumë politike, të fokusuar në atribuimin e përgjegjësisë ndaj ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes Klich, nga partia Platforma Qytetare, partia kryesore opozitare dhe rivale e Ligjit dhe Drejtësisë në zgjedhjet e ardhshme. Videoja në fakt zbulon edhe një ide për humbjen e qyteteve të rëndësishme dhe mbi të gjitha përfundon me deklaratën “Ligji dhe Drejtësia do të mbrojë të gjithë territorin polak”.

Frika e Varshavës

Vitet e fundit potenciali luftarak i Forcave të Armatosura Polake është rritur ndjeshëm. Pushtimi i parë rus i Ukrainës në 2014 e shtyu Poloninë të forconte ndjeshëm ushtrinë e saj.Ndaj, Strategjia e Sigurisë Kombëtare 2020, përmend shprehimisht nevojën për të formuar një ushtri të aftë për të kryer manovra asimetrike, për t’i bërë ballë një lufte afatgjatë me shumë fronte dhe për të përmirësuar sistemin e mobilizimit të popullsisë nëpërmjet aktivizimit të një force rezervë ushtarake, Mbrojtjes Territoriale. Megjithatë, në vitin 2020 stërvitjet ushtarake që synonin të kundërshtonin agresionin e mundshëm rus patën një rezultat katastrofik. Forcat polake humbën disa qytete lindore duke ofruar pak rezistencë, marina dhe forcat ajrore nuk arritën të mbanin pavarësisht mbështetjes së NATO-s dhe forcat ruse mbërritën në Varshavë në katër ditë. Rezultati katastrofik i stërvitjeve, i kombinuar me frikën e re për sigurinë e vendit të krijuar nga pushtimi i dytë rus i Ukrainës, çoi në fillimin e një zgjerimi të madh të buxhetit të saj të mbrojtjes, duke rezultuar në blerjen e armëve të shumta nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut. Zgjedhjet e ardhshme polake do të shohin përplasjen mes dy “shpirtrave” të vendit, atij qendror dhe atij liberal që dominon në mjediset urbane dhe atij konservator e nacionalist të fortë në qytetet e vogla dhe zonat rurale. Rritja e jashtëzakonshme e aftësive luftarake të vendit dhe mbështetja e fortë ushtarake e shprehur nga Varshava për Ukrainën mund të përfaqësojë një nga armët më të rëndësishme të qeverisë aktualisht në pushtet.