MENU
klinika

Shifrat

Sot nis viti i ri shkollor 2023-2024, ja sa nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë

11.09.2023 - 09:51

Sot nis viti i ri shkollor 2023-2024 në të gjithë vendin, ku rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar fillojnë mësimin zyrtarisht.

Afro 29 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërkohë rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të.

800 punonjës të shërbimit psiko-social janë në shërbim të nxënësve me numër të shtuar kabinetesh të shërbimit Psiko-Social, nga rreth 400 në rreth 560. Ndërsa klasat burimore për nxënësit me aftësi ndryshe, nga 120 bëhen 279 (rreth 280).

Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, ky vit që nis në 11 shtator do të përfundojë në 14 qershor.

Sipas strukturës së miratuar nga Ministria nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimet, perpiudha e parë do të jetë në fundvitit, ndërsa e dyta do të jetë në javën e parë të muajit Prill. Sa i përket provimeve të Maturës Shtetërore do të zhvillohet nga data 3 qershor deri në 28 qershor 2024.

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë!Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.”- ka uruar presidenti Bajram Begaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN