Shqipëria sfidon mbrëmjen e sotme Republikën Çekë në Pragë në një ndeshje që luhet për kreun e grupit E të Euro 2024. Kuqezinjtë janë gati dhe optimist për të marrë rezultat pozitiv në stadiumin Fortuna Arena. Objektivi kualifikim kalon nga Praga e pas tre ditësh Shqipëria do presë Poloninë në Tiranë.
Trajneri Sylvinho megjithëse ka ndonjë dilemë të vogël duket sikur e ka përcaktuar formacionin. Portën do e mbrojë Etrit Berisha e në mbrojtje do jenë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj. Në nesin e fushës do aktivizohen Ramadani, Bajrami e ka balotazh Asllani-Gjasula. Në majën e sulmit do jetë Cikalleshi e nga krahët Asani e Uzuni. E vetmja mungesë është ajo e Qazim Laçit. Braziliani i pankinës thotë se skuadra është gati.
I karikuar përpara sfidës duket mbrojtësi Gjimshiti të cilit në kokë i kalon vetëm ideja e kualifikimit.
Në kampin e çekëve e vlerësojnë ekipin tonë dhe trajneri Jaroslav Silhavy bën me dije se kualitetet që kanë kuqezinjtë do t’u hapin punë. Ndeshja nis në 20:45 e rivalët shihen si favoritë nga kompanitë e basteve. Tifozët shqiptarë kanë pushtuar Pragën e sot pritet të jenë të shumtë edhe në stadium.
Drejtësi do të vendosë anglezi Anthony Taylor ndërsa po për grupin E sonte Polonia pret Ishujt Faroe.