MENU
klinika

“Do të shpallet non grata”

Spartak Ngjelën ‘zbërthen’ mesazhin e Blinkenit

22.09.2023 - 12:26

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euroneës Albania se sekretari amerikan Antony Blinken ka paralajmëruar më herët se nëse Partia Demokratike do të drejtohet nga Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA, atëherë e gjithë partia do të shpallet “non grata”

Ngjela shtoi se shqiptarëve nuk ka ç’u duhet një i shpallur “non grata” nga SHBA, pasi është kjo e fundit e cila i garanton mbrojtjen dhe sigurinë.

“Blinkeni deklaroi, në rast se Partinë Demokratike, e merr dhe e drejton Berisha, do të nxjerrim “non grata” të gjithë Partinë Demokratike. E kanë shumë të ndjeshëm dhe sensiv në funksion kombëtar dhe ndërkombëtar, amerikanët nxjerrjen “non grata” të një personaliteti të huaj.

Ky bën sikur nuk kupton dhe del e bën foltore kundër Amerikës në një kohë që e gjithë ekzistenca jonë sot, që të mos pësojmë goditje në funksion të Kosovës është mbrojtja e amerikanëve. Ky është “non grata” me Amerikën, për ça u duhet Shqiptarëve ky, për budallallëqet që thotë?!”-tha Spartak Ngjela.