Nuk ka asnjë rrezik që vendi ynë të preket nga stuhia Daniel, e cila ka goditur disa vende të Evropës dhe ka shkaktuar dhe viktima. Në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Anira Gjoni, eksperte e IGJEUM deklaroi se në ditët në vazhdim do të të kemi një mot me vranësira, kthjellime dhe me reshje të dobëta.
Duke vijuar më tej, Gjoni tha se shtatori do të jetë i ngrohtë, dhe temperaturat do të jenë 2-3 gradë Celcius më të larta sesa temperaturat që karakterizojnë këtë muaj.
“Jo vendi ynë nuk preket nga stuhia Daniel. Nuk do prekemi as ditët në vazhdim. Pritet të kemi mot me vranësira dhe kthjellime. Në disa qytete do kemi reshje të dobëta. Nuk parashikojnë që stuhia të vijë tek ne. Moti do vazhdojë siç ka qenë përgjatë këtyre ditëve. Temperaturat në bregdet do variojnë 23-30 gradë Celcius. Në vendet e ulëta do të variojnë 21-32 gradë Celcius. Vendet malore do të karakterizohen nga temperaturat 15-23 gradë Celcius. Reshjet të dobëta lokale pritet të kemi, kryesisht në jug të vendit.
Normale nuk janë pasi nuk duhet të këtë stuhi të tilla në muajin shtator, por duke qenë se klima po ndryshon po shkojmë drejt ngrohjes së klimës dhe stuhitë janë bërë më të shpeshta. Në 5 vitet e fundit jemi hasur me stuhi të tilla më shumë se në vitet e kaluara. Nuk janë normale.
Muaji shtator do jenë më i ngrohtë 1-3 gradë sesa duhet t’i ketë muaji. Për dimrin do ju përditësojmë me anë të informacioneve më anë të buletineve. Do të jetë një shtator i ngrohë, jo i nxehtë siç ishte gushti. Do të ketë shira të herëpashershëm”, tha Gjoni.