MENU
klinika

Detaje

Sulmohet me armë zjarri patrulla e “Shqiponjave”, efektivi plagoset gjatë ndjekjes së një personi

20.09.2023 - 19:38

Një patrullë e forcave “Shqiponja” në Tiranë është sulmuar me armë zjarri. Mësohet se efektivët kanë qenë në ndjekje të një personi me rrezikshmëri të lartë, por janë përballur me reagim nga ana e tij. Ai ka hapur zjarr ndaj policëve dhe një prej tyre ka mbetur i plagosur. Mësohet se efektvi i plagosur është Edlir Alleshi.

Ngjarja ka ndodhur te spitali i Pediatrisë. Policisë është dërguar me urgjencë te Trauma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plagë në bark dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Autori ka arritur të largohet, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë një numë ri madh forcash të policisë së kryeqytetit.

Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia.