MENU
klinika

Finalja e sezonit kundër Polonisë

Sylvinho në dilemë për titullarët!

09.09.2023 - 18:04

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 20:45 kundër Polonisë në “Air Albania”. Sfida e Tiranës është e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos (7 pikë) mbajnë vendin e dytë në grup, me një pikë më pak se Çekia (8) dhe një pikë më shumë se Polonia (6).

Dueli është deçiziv për fatet e kualifikimit, me “Shqiponjat” kuqezi që kanë në dorë kalimin ose jo në fazën finale të “Gjermani 2024”, paçka se pas Polonisë luhen edhe tre ndeshje të tjera.

Në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, Kombëtarja e ka vërtet një finale, kjo edhe për pritshmëritë pas barazimit 1-1 në Pragë kundër Çekisë dy ditë më parë.

Me tanët që kanë dy rezultate në dispozicion, në përballjen e radhës duhet shmangur humbja. Trajneri brazilian Sylvinho duket se ka sërish dilema, duke nisur që nga mbrojtja, aty ku Hysaj nuk bindi në Çeki. Në balotazh edhe Seferi me Uzunin, ndërsa mesi i fushës duket se nuk do ndryshohet. Gjithsesi trajneri na ka mësuar me surpriza. Kujtojmë se Qazim Laçi është larguar nga grumbullimi për shkak të gjendjes gripale.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj (Balliu), Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Asani, Seferi (Uzuni), Cikalleshi Trajner: Sylvinho