MENU
klinika

"Po hidhni në erë raportet mes dy vendeve"

Takoi Belerin në burg, ministri grek kërcënon qeverinë: Lejojeni të betohet

15.09.2023 - 18:41

Greqia vijon të ashpërsojë retorikën sa i takon Fredi Belerit. Edhe pse dosja tashmë ka kaluar për gjykim dhe nuk ka më asnjë kthim pas, Athina po luan të gjithë gurët që ai të betohet.

Sot Beleri pati një vizitë të “veçantë”, pasi i shkoi në qeli ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Janis Ikonomu.

Ky i fundit, ka reaguar pas takimit duke përsëritur ultimatumin e kahershëm që Shqipëri duhet të respektojë shtetin e së drejtës, pasi kjo është e rëndësishme për integrimin. Nga ana tjetër dhe ai ka kërcënuar me ndërprerje të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores sonë në Shqipëri, znj. Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, z. Fredis Beleris, i cili ka mbetur në paraburgim për më shumë se katër muaj.

Për Greqinë, ky rast ishte që në fillim dhe mbetet jashtëzakonisht serioz. Respektimi i shtetit ligjor dhe të drejtave civile janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane. Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e z. Beleri, nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave civile. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleris si Kryetar Bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Zgjerimi i situatës aktuale hedh seriozisht një hije mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe nuk është në përputhje me acquis evropiane, me gjithçka që ajo përfshin”, deklaroi ai.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.

Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.

I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazeta greke: Rama ofroi garanci se çështja do zgjidhej, por…

“Retorika ka ndryshuar, Athina kërkon betimin e Belerit, jo lirimin nga burgu”- Gazeta greke