MENU
klinika

“Po përsëriten huliganizmat”

Taulant Balla mbledh krerët e Policisë së Tiranës: Të mos ketë asnjë akt dhune në stadiume, merrni masa

09.09.2023 - 09:52

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka mbledhur këtë të shtunë krerët e Policisë së Tiranës për të kërkuar marrjen e masave maksimale për të mos lejuar asnjë huliganizëm. Masa maksimale kërkohen dhe për ndeshjen Shqipëri-Poloni.

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni.

Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe kërkohen ndërshkime të ashpra. Kontrolle të rrepta për posedim të mjeteve piroteknike/flakadanë dhe ndalim të menjëhershëm të këtyre personave”, është shprehur Balla.

Ministri i Brendshëm ka thënë se duhet të bashkëpunohet ngushtësisht me Federatën Shqiptare të Futbollit për ndeshjet kombëtare dhe jo vetëm.