Mediat në Turqi shkruajnë për një aspekt tjetër të suksesit të shumëtrumbetuar të transaksioneve me pronën nga të huajt në zonat bregdetare. Sipas të dhënave zyrtare vetëm në distriktet e Alanyas dhe Konyaaltit janë shitur 108 000 prona.
“Është sigurisht një gjë e mirë që të huajt vijnë në Antalia të blejnë një shtëpi. Kjo është një formë turizmi që njihet në botë. Por 108000 apartamentet nuk u janë shitur 108 000 njerëzve të ndryshëm. Dhe këtu nis problemi!” – citon një anëtare e Bordit për Promovimin dhe Zhvillimin e Turizmit Turk.
Sipas Kaan Kavaloglu ka individë të huaj që kanë blerë deri në 80 apartamente dhe ua japin këto me qira bashkëpatriotëve të tyre që bëjnë turizëm në Turqi. Rusë, gjermanë, ukrainas, këta janë blerësit kryesorë që kanë krijuar edhe një sistem të brendshëm qiradhënieje duke kanalizuar të ardhurat jashtë sektorit të kontrolluar nga turqit. Çështja duket se do të marrë adresim ligjor si në SHBA dhe Spanjë, duke vënë në dukje kështu një problem që e zhbën lirinë e shitjes dhe blerjes së pronës.