Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar së fundmi se miliarderi majtist, George Soros, kërkon dëshpërimisht që ta ndalojë atë në vitin 2024, shkruajnë mediat e huaja.
Trumpme anë të emaili drejtuar mbështetësve thekson se ‘dinastia’ e Sorosit kërkon që ta pengojë atë që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke përdorur çdo burim të mundshëm.
“Soros është i dëshpëruar për të na ndalur ne! Dinastia e tij po derdh miliona për këtë qëllim. George Soros ka shpenzuar deri më tani 50 milionë dollarë për të blerë Shtëpinë e Bardhë, dhe një super-komitet i lidhur me Sorosin ka shpenzuar 75 milionë dollarë. Ai është donatori i vetëm më i madh në politikën amerikane. Dhe tani, i biri synon të shpenzojë miliona, për të ndaluar lëvizjen tonë të bukur. Së bashku, ne mund të tejkalojmë Sorosin dhe të ndalojmë dinastinë e tij që të blejë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Unë jam bërë shënjestër e Trump sepse kam përmbysur statukuonë kur isha president. Këto interesa të veçanta në hijë e dinë se lëvizja jonë është kërcënimi i vetëm më i madh për kontrollin e tyre mbi pushtetin,”- thuhet në letrën e Trump.
Ndërkohë Soros argumentoi se një fitore e Trump në 2024 “do të rrezikojë unitetin evropian dhe do të minojë përparimin e arritur në shumë fronte në përgjigje të luftës në Ukrainë”.