MENU
klinika

Dërgohet menjëherë në spital

Turisti përplas me makinë të moshuarin në Koplik

09.09.2023 - 13:30

Një 22-vjeçar nga Gjermania është përfshirë në aksident në Koplik të Malësisë së Madhe.

Duke drejtuar automjetin, ai ka përplasur një të moshuar.

Sipas policisë i moshuari është 84-vjeç, ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi gjerman është shoqëruar në Polici dhe po pyetet për ngjarjen.