MENU
klinika

Pas Fatmir Mediut

U vendos në krye të Grupit Parlamentar të “Aleancës për Ndryshim”, reagon Dashamir Shehi

21.09.2023 - 16:51

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka reaguar pas marrjes së detyrës si Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim.

Përmes një postimi në ” Facebook”, Shehi thekson se si grup parlamentar kanë përparësi garantimin e zgjedhjeve të lira, nëpërmjet reformës zgjedhore për të cilën kanë ndërmarrë një ininciativë e cila është mbështetur nga pjesa me e madhe e opozitarëve.

Shehi thekson se në çdo qënrim që ata kanë, interesi kombëtar i qytetarëve qëndron mbi çdo interes publik.

“Sot mora detyrën e Kryetarit të grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim, sipas marreveshjes që kishim për drejtimin e grupit dy vjet nga z. Mediu dhe dy vjet nga unë.

Ne si grup, jemi përcaktuar qartë si opozitë me qeverinë dhe përparësi, kemi garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet reformes zgjedhore për të cilën, kemi ndërmarrë një iniciativë të mbështetur nga pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës.

Në çdo qëndrim tonin, interesi kombëtar dhe i qytetarëve qëndron mbi çdo interes politik”, shkruan Shehi.

Në nisje të punimeve të seancës plenare, në Kuvendin e Shqipërisë, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, në cilësinë e drejtueses së seancës njoftoi kërkesën e grupit parlamentarë “Aleanca për Ndryshim” për zëvendësimin e Kryetarit të Grupit. Felaj tha se Dashamir Shehi, do të jetë kryetar i kreut të grupit.

"S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin"

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet

"12 zyrtarë socialistë kanë punë me SPAK"

Minxhozi: Përse nuk hidhet një hap procedural për Berishën?!

"Demoralizoi ata që besonin se me ikjen e Saliut do të riorganizohej opozita"

Argita fjalim në Kuvendin e Berishës, si e komenton analisti

Komiteti i Bernës thirrje qeverisë shqiptare

DW: Pezulloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës