MENU
klinika

Çfarë po ndodh me motin?

Vala e të nxehtit ‘pushton’ sërish Europën

11.09.2023 - 16:40

Për shumë ditë Franca po përballet me temperatura mjaft të larta verore edhe pse klimatologjikisht kemi hyrë në vjeshtë, megjithatë ende jemi në verë sipas standardeve astronomike. Vjeshta astronomike (faktike) fillon me 21 Shtator.

Kjo valë nxehtësie ka përfshirë edhe Britaninë e Madhe por sot atje ka pasur stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa temperaturat kanë filluar të ulen. Ulje të ndjeshme të temperaturave do të ketë në Britani dhe po ashtu edhe në Francë, ndërsa ajri i nxehtë do të koncentrohet në Evropen e Mesme dhe Ballkan. Si pasojë edhe në viset tona dy tri ditët e ardhshme priten rritje të mëtujteshme dhe më të ndjeshme të temperaturave, ndërsa vala e nxehtësisë dobësohet ose përfundon në Francë. Temperaturat rriten dukshëm edhe në Itali.

Rritja e temperaturave në Shqipëri do të jetë konstante dhe për shumë ditë, ndërsa në Kosovë dhe disa vise kontinentale të rajonit po ashtu do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave, megjithatë rrebeshet e shiut nganjëherë do të jenë prezente duke sjellur freskim dhe reshje të izoluara.

Pas uljes së temperaturave në perëndim të Evropes që priten pas një dite ose dy vera nuk do të dorëzohet dhe temperaturat do të rriten përsëri pas disa ditëve sidomos në jug të Francës dhe Itali.