MENU
klinika

"Ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura"

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin Kroaci-Serbi, reagojnë familjarët e 19-vjeçarit

28.09.2023 - 22:12

Ditën e sotme (28 shtator) dy shqiptarë të Kosovës janë sulmuar në kufirin Kroaci-Serbi, ku mësohet se ka ndërruar jetë 19-vjeçari Shqipron Muçiqi.

Më herët lajmi u bë i ditur dhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila reagoi mbi rasti por nuk bëri të ditur identitetin e viktimës.

Pas kësaj ka ardhur dhe një reagim nga familjarët e 19-vjeçarit. Anëtarë të familjes Muçiqi në një reagim në Facebook, kanë shkruar se Shqiproni ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura.

“Sot, me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni jonë nuk është më ne mesin tonë, atë e deshi Allahu me shumë se na. Familjarë dhe miq, ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muçiqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufirin e Kroacisë. Për detajet e varrimit do t’ju lajmëroj me kohë”, thuhet në reagimin e familjes Muçiqi.

Kujtojmë se MPJ-ja tha se rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN