MENU
klinika

I ndërprenë fjalën

Veliaj opozitës në Këshillin Bashkiak: I keni alergji shkollat e reja, ndaj u rrahët me 60 mijë vota në Tiranë

15.09.2023 - 18:53

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltarët e opozitës i ndërprenë disa herë fjalën kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa ai po fliste për ndërtimin e shkollave të reja dhe investimet në arsim. Veliaj u kërkoi këshilltarëve të opozitës që të respektojnë rregulloren e Këshillit Bashkiak.

Ai tha se opozita i ka alergji shkollat e reja dhe nuk do të dëgjojë për to sepse nuk nuk ka ndërtuar asnjë shkollë në Tiranë. Kjo është arsyeja pse Tirana i ndëshkoi në zgjedhje. “Rregullorja ka sanksione për ata që ndërpresin fjalën. Unë e di se është shumë e vështirë që të humbasësh me 60 mijë vota, është e pagëlltitshme. Por, është një ‘zhavorr’ që duhet ta gëlltisni. E kuptoj se është e dhimbshme. ‘Zifti’ i 60 mijë votave mezi tretet. E di që ndoshta, e keni bezdi të dëgjoni për shkollat e reja, sepse ata që s’kanë prekur një punë me dorë, që s’kanë ndërtuar një shkollë. Keni alergji sa herë flas unë për shkollat. U rrahët si “gamori në duhon” me 60 mijë vota, ndaj duhet të dëgjoni kur flasim për shkollat. Nëse do flisni si rrugeçër, do merrni të njëjtin rezultat. Si ta keni, njerëzit kanë alergji nga kjo rrugaçëri. Unë ju rrah edhe herën tjetër”, tha Veliaj.