MENU
klinika

“Porositë” e fundit

Viti i ri shkollor, Veliaj “i lutet” prindërve: Bëjeni rrugën në këmbë

09.09.2023 - 15:06

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. E që dita e hënë të kalojë sa më mbarë prindërit duhet t’i shoqërojnë fëmijët e tyre për në shkollë në këmbë dhe jo me makinë, për të shmangur trafikun që mund të krijohet.

“S’kemi pse t’i çojmë fëmijët me makinë. Moti është i mirë, rrugën e bën për 15 minuta në këmbë. Fakti që janë regjistruar vetëm fëmijët e rrugëve përreth, do të thotë që shkolla nuk është më larg se 500-600 metra. Atë 10-15 minutësh mund të ecësh me fëmijën, ta sjellësh në shkollë duke i bërë një bisedë për ta inkurajuar, për ta uruar në ditën e parë të shkollës. S’keni pse ta mbyllni në një ‘burg’ prej metali e të rrini në trafik. Imagjinoni sikur për 170 mijë nxënës që ka Tirana, të dalin të gjithë me 170 mijë makina, ne do shkojmë në një kolaps total. Sikur në vend që të dalim me 170 mijë makina, të dalim me 170 mijë përqafime të prindërve e fëmijëve, ky do ishte vërtet një kontribut për qytetin”, nënvizoi Veliaj.