MENU
klinika

Arrestimi i serbëve nga policia e Kosovës

Vuçiç paralajmëron trazira: Kam frikë se situata në Veri do dalë jashtë kontrollit

20.09.2023 - 22:06

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nga Nju Jorku ku po merr pjesë në Samitin e OKB-së, ka paralajmëruar përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, pas arrestimit që ju bë 3 serbëve nga policia kosovare.

“Sot janë arrestuar edhe tre serbë me shpjegimin se ka keqtrajtuar dikë në varreza, aq qesharake dhe e frikshme sa nuk kam fjalë”, tha Vuçiç.

Ai deklaroi se Serbia do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin e saj, eksa akuzoi ministrin Sveçla për këto arrestime, i cili sipas tij tentoi që ti arrestonte dhe djalin disa muaj më parë.

“Sveçlja tashmë u përpoq të poshtëronte djalin tim, por ai nuk ia doli. Është mëkat i tmerrshëm kur dikush dëshiron të shkojë në shenjtëroren e tij ose në liturgji. Kjo është një arsye e vërtetë për të arrestuar dikë dhe flet shumë për natyrën e tyre demokratike dhe për ata që e mbështesin. Në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë”, tha Vuçiç.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!