MENU
klinika

Një tjetër goditje

‘Youtube’ bllokon financat e aktorit Russell Brand

20.09.2023 - 11:54

‘Youtube’ ka bllokuar përfitimet monetare në këtë kanal të aktorit dhe komedianit Russell Brand. Shkak është bërë shkelja e politikave të Youtube, ka njoftuar një zëdhënës i kompanisë, duke ju referuar akuzave që janë bërë publike për sulm seksual nga aktori.

“Nëse sjellja jashtë platformës tonë dëmton përdoruesit, punonjësit ose ekosistemin tonë, ne marrim masa”, ka thënë zëdhënësi i Youtube.

Policia angleze ka marrë një raport ku Russell Brand akuzohet për sulme seksuale në vitin 2003, si dhe për përdhunim dhe sulm seksual në vitet 2006-2013. Aktori britanik i ka mohuar këto pretendime.

Vendimi i Youtube që ka bllokuar përfitimet monetare të Russell Brand vlen për të gjitha kanalet që ai zotëron në këtë platformë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN