MENU
klinika

E dashura e Laert Haxhiut

Zbulohet “roli” i Klea Gjatës në vrasjet e grupit kriminal

28.09.2023 - 12:51

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp për operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, të koduar “Never Forget”.

Ai tha se në total janë zbardhur 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 raste të vjedhjes me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.

Rrumbullaku tha se janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë.

Emri që kryeson këto ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë këtyre 5 viteve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, është ai i Laert Haxhiut.

Por mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, partnere e Laert Haxhisë.

“Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” tha Rrumbullaku për mediat.

Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

Kush ishte Alban Semaku:

Alban Semaku, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi” është gjendur i vrarë pranë lumit Shkumbin në Peqin. Viktima, njihet si mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë me “kapon” e bandës së Lushnjes, Aldo Baren. Por deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

‘Kinezi’ ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Vetë Mermali ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, për të cilën e ekstraduan nga Italia në vitin 2006. Pasi doli nga burgu, duket se nuk zgjodhi që t’i rikthehej jetës normale.

Ai përfundoi sërish pas hekurave por kësaj herë për vepra të tjera penale të lidhura me kanosjen ndaj qytetarëve por edhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në vitin 2015, ai ishte arrestuar pasi kishte kërcënuar një qytetar me armë zjarri për arsye të dobëta, ndërsa qelinë e kishte lënë vetëm pak muaj më parë. Semaku ka qenë më herët i dënuar me 6 vite burg për vrasje e njihej si pjesëtar i Bandës së Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare.