MENU
klinika

Do të mbahen më 24 shtator

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, KQZ teston pajisjet që do të përdoren

19.09.2023 - 16:49

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka testuar ditën e sotme pajisjet që do të përdoren në zgjedhjet e 24 shtatorit. Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet me dije se për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit të vendosura në 74 qendra votimi. Sot u testuan 3% e pajisjeve, të cilat KQZ i ka zgjedhur rastësisht, për bërë të mundur përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet.

Postimi i Plotë:

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet pjesshme të datës 24 Shtator 2023. Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Në mënyrë rastësore u përzgjodhën 3% e pajisjeve për të testuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet. Simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendre votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit. Gjithashtu, edhe rastet e veçanta që lidhen me komisionerët apo zgjedhësit që paraqiten me vendim gjykate. Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse është kryer në kushte manuale. Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kandidati i Berishës, nën logon e “Bashkë Fitojmë”

KAS regjistron PD-në e Bashës në zgjedhjet për kreun e Kukësit