12.09.2023 - 13:55
Ditën e sotme ka një përmirësim të situatës në Livinë të Finiqit, pasi flakët janë vënë nën kontroll.
Shumica e vatrave të zjarrit janë fikur nga forcat zjarrfikëse. Aktualisht është aktive një vatër zjarri në mal ndërmjet fshatrave Livinë dhe Navaricë. Policia ka vënë në pranga Mario Buzuka, banor i zonës i cili dyshohet për zjarrvënie.
Një ditë më parë në Livinë zjarri ishte i fuqishëm, dogji tre shtëpi dhe sipërfaqe të tëra me ullinj dhe bimësi.