MENU
klinika

"Duhet të përdoret polisterol që vetëshuhet"

Zjarri në pallatin 10 katësh, inxhinieri: Fasada jashtë kushteve teknike

19.09.2023 - 16:41

Zjarri në pallatin 10 katësh në rrugën “Sali Butka” sipas ekspertit të ndërtimit Gëzim Beqaj, është favorizuar nga materialet e përdorura për fasadën e ventiluar, të cila sipas tij nuk plotësojnë standardet.

“Zjarri vjen nga një aksident normal, por fasada duhet të reagojë të mos digjet, të mos vetëdigjet. Në rastin konkret në dijeninë time, është përdorur një shkumë me përbërje e cila është e djegshme 100% dhe ky është një gabim teknik që është bërë aty. Njëkohësisht edhe pjesa finale që është alukobondi mesa di unë edhe ai ka qenë jo i pastër 100%, ka qenë me përbërje plastike dhe ka pësuar djegie. Të dyja materialet në këtë rast janë në shkelje të sigurisë teknike”, tha inxhinieri.

Sipas inxhinierit, teknologjia e ndërtimit ka përparuar po ashtu edhe polisteroli që përdoret për sistemin kapot.

“Unë këtu kam një produkt i cili i plotëson kriteret e fasadave të ventiluara, është natyral dhe i padjegshëm. Duhet të plotësojnë kriterin që të vetëshuhen”, shtoi ai.

Në testim e bërë duket që qartazi që flakët nuk përhapen, por polisteroli ka elemente shtesë që vetëshuhet. Edhe në objektet që është përdorur polisteroli i thjeshtë sipas inxhinierit Beqaj nëse respektohen kushtet teknike, flakët nuk duhet të përhapen masivisht në objekt.

“Polisteroli i thjeshtë ka vite që ka dalë. Supozohet se ra zjarri në katin zero mund të digjet deri në katin +1 nëse kemi një barierë e limitojmë”, tha inxhinieri.

Sistemet kapot të termoizolimit janë të domosdoshme për efiçencën energjitike të objekteve dhe janë kusht për çdo objekt që ndërtohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN