MENU
klinika

Aksident në Shkodër

19-vjeçari përplas me makinë këmbësorin

23.10.2023 - 13:38

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar.

Sipas policisë, 19 vjeçari duke drejtuar mjetin ka përplasur shtetasin B.Ç 60 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 10:30, në rrugën “Qemal Draçini”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. J., 19 vjeç, banues në fsharin Sheldi, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin B. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Dobër, Malësi e Madhe, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Xh. J. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.