Një studim i fundit ka zbuluar se gati 20% e familjeve i mbajnë frigoriferët e tyre në temperaturë të gabuar. Sipas studiuesve nga Universiteti RMIT në Australi, shumica e familjeve fajësojnë sjelljen e tyre, siç është leximi i gabuar i datës së përdorimit, përpara se të mendojnë se frigoriferi i tyre mund të jetë fajtori. Këtë ka argumentuar Dr.Bhavna Middha, autori kryesor i studimit.
Megjithëse studiuesit rekomandojnë mbajtjen e produkteve të ftohta midis 2°C dhe 7°C, 17% e njerëzve i mbajnë frigoriferët e tyre më të ngrohtë ose më të ftohtë se kaq. “Kur ushqimi është shumë i ngrohtë, bakteret shumohen shumë shpejt. Kur ushqimi është shumë i ftohtë, ai mund të ngrijë në frigorifer. Të dyja kushtet çojnë në prishjen e ushqimit”,-është shprehur eksperti.
Hulumtuesit thanë se familjet që nuk respektojnë temperaturën e duhur në frigorifer dhe ngrirës shpesh duhet ta hedhin ushqimin pasi prishet. Ata studiuan temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve në 56 shtëpi. Kështu vunë re temperatura të paqëndrueshme në frigoriferë. Disa rafte ishin deri në 10 gradë, ndërsa të tjerët ranë deri në -1 gradë.
Megjithatë, familjet me fëmijë shpesh përjetonin luhatje të temperaturave, pasi frigoriferi hapej deri në 20 herë në ditë. Hulumtimi tregoi se familjet nuk janë të vetëdijshme se frigoriferët e tyre mund ta prishin ushqimin e tyre më shpejt, veçanërisht nëse temperatura në frigorifer është më e lartë se standardi. Edhe ushqimi në ngrirës ra ‘viktimë’ e temperaturave të gabuara, me 43% të ngrirësve të testuar. “Shumë nga familjet që intervistuam dhanë informacione kontradiktore për sa kohë mund të mbaheshin ushqimet në frigorifer.
Shumë ushqime u hodhën poshtë”,-thënë studiuesit. Mbajtja pastër e frigoriferit është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj, pasi ndikon drejtpërdrejt tek ushqimet. Ai duhet pastruar si duhet pasi vetëm në këtë mënyrë sigurojmë që i gjithë ushqimi të mbetet i ngrënshëm. Ekspertët e pajisjeve elektrike vënë në dukje disa gabime themelore që bëjmë kur pastrojmë frigoriferin tonë dhe shpjegojnë se si t’i rregullojmë ato.