Arredimi dhe dizajni i hapësirave të brendshme nuk është vetëm çështje tendencash mode, por edhe pasqyrim i shijeve personale dhe qasjeve që kemi për të bukurën.
Duket se TikTok-u nuk është vetëm një vend për të gjetur frymëzimin e duhur për veshjet, recetat e gatimit apo librat, por edhe një hapësirë ku dallojnë stile të ndryshme dizajni për shtëpinë.
#1 Maksimalizimi
Një stil i bollshëm dhe i guximshëm që “përqafon” një përzierje eklektike ngjyrash, modelesh dhe teksturash. Sipas “The Burrow”, platformës që mat tendencat e interior-design në TikTok, ky trend është parë nga 449 milionë njerëz gjatë 12 muajve të fundit.
#2 Moderne
Kjo frymë karakterizohet nga një estetikë e pastër dhe e parregullt, me zbukurime minimale dhe me fokus te funksionaliteti. Më shumë se 210 milionë persona e kanë parë këtë stil në platformën sociale TikTok.
#3 Stili bohem
Dashuria për natyrën dhe elementet natyrore si druri apo palma mund të jenë pjesë e stilit të këtij dizajni, bashkë me tekstilet si qilima apo sixhade. “The Burrow” thotë se 124 milionë kërkime janë bërë për këtë trend muajt e fundit.
#4 Stili nostalgjik
Një trend nostalgjik dhe i çuditshëm dizajni që kombinon elementet tradicionale, klasike me një “prekje” disi moderne. Kjo karakterizohet nga një dashuri për dekorin antik, duke përfshirë modele me lule, pëlhura dhe detaje të zbukuruara. Në TikTok më shumë se 49 milionë persona e kanë kërkuar si dizajn.
#5 Objekte dhe piktura me shumicë
Rreth 26 milionë shikime në TikTok kanë pasur interes për këtë lloj arredimi. Një “festë” e kaosit e quajnë arkitektët, ndërkohë që qasja ofron bollëk dekoresh, koleksionesh dhe sendesh personale që mund të duken të rrëmujshme në pamje të parë, por në fakt janë koleksione me vlerë shpirtërore.