MENU
klinika

Sektori në pikën e vdekjes

A do ta ‘ringjallë’ hekurudhën shqiptare procesi i Berlinit?

17.10.2023 - 13:09

Hekurudha shqiptare po shkon në pikën e “vdekjes”. Nga 224 kilometër gjatë 2021-shit, gjatësia e rrjetit hekurudhor në vend u rrudh në rreth 204 kilometër vitin e shkuar. Gati 20 kilometër më pak në vetëm dy vite.

Kjo është reflektuar edhe te numri i udhëtarëve, numri i të cilëve ra në më pak se 11 mijë vitin e shkuar nga mbi 24 mijë gjatë 2021-shit.

“Ka ardhur koha tashmë për restaurimin e rrjetit hekurudhor shqiptar pasi infrastruktura i shërben vendit jo vetëm për çështjet e brendshme, por edhe për integrimin e tij në Bashkimin Europian”, shprehet par A2, kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha.

“Rizgjimin” i sektorit hekurudhor, në rënie të lirë prej shumë vitesh mund të vijë me anë të Procesit të Berlinit vlerësojnë ekspertët.
“Do të bëjë të mundur ringjalljen e rrjetit hekurudhor shqiptar, por edhe zgjerimin e tij”, tha Hoxha.

Disa nga projektet për rigjallërimin e hekurudhës shqiptare përfshijnë aksin Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas, Vorë-Hani i Hotit Durrës-Prishtinë dhe Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë.

“Korridori i Mëndafshtë do të merrte një tjetër ecuri. Kina është një konkurrente e madhe në këtë drejtim”, shprehet Hoxha.

Aktualisht rrjeti hekurudhor shqiptar është funksional në akset Durrës – Elbasan, Fier – Vlorë dhe Kufi – Gjorm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e Adrian Haçkajt, lobuesi kryesor për pjesën shqiptare

Korridori 8, bërthama e infrastrukturës shqiptare që na lidh me BE