MENU
klinika

Osmani: Së pari sanksione, pastaj dialogojmë

A do të takohet presidentja e Kosovës me Vuçiç në Spanjë?

05.10.2023 - 13:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mohuar një mundësi tryeze bisedimesh me presidentin serb ndërsa ndodhen të dy në Spanjë, në samitin e liderëve të vendeve evropiane.

Osmani deklaroi se si fillim duhet të ketë sanksione për shtetin serb, më pas mund të vijojnë bisedimet.

E pyetur, nëse do të ketë një takim të mundshëm, Osmani tha se “nuk ka arsye për një takim para sanksioneve.”

Ndërkohë, presidentja ka theksuar se shpreson të flasë në Samit për sulmin e 24 Shtatorit, ndërsa shprehet dhe optimiste për qëndrimin e Spanjës në raport me ngjarjen në fjalë.

“Spanja është shtet që po kontribuon në paqe dhe stabilitet në tërë kontinentin, shpresoj se do ta kuptojnë se mbështetja e një agresori për të cilët ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Shpresoj se Spanja do ndjekë linjën e shteteve të tjera që të marrin masa kundër Serbisë për këtë akt që ka kryer jo vetëm ndaj Kosovës por edhe kundër paqen dhe sigurisë së tërë Evropës”, u shpreh presidentja Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të pranishëm edhe Osmani e Vuçiç

Mblidhet Komuniteti Politik Europian në Spanjë