MENU
klinika

“Kryefjala ishte…”

A duhet të reagonte Rama për vizat për Kosovën? Kodheli zbulon se çfarë u fol në darkën me Macron

21.10.2023 - 19:13

Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli ka zbuluar detaje se çfarë u fol në darkën me presidentin francez Emmanuel Macron në Tiranë.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

E ftuar në News24, Kodheli u pyet nëse kryeministri Edi Rama duhet të kishte reaguar në lidhje me deklaratën e Macron për liberalizmin e vizave për Kosovën. Ajo u përgjigj duke thënë se kryefjala e darkës ishte çështja e Kosovës dhe se kryeministri Rama i kërkoi liderit të Francës të mbështesë Prishtinën dhe shqiptarët në tërësi.

“Unë di që në bisedat që Rama ka pasur me Macron në qendër ka qenë çështja e Kosovës. Kosova mbetet kryefjalë dhe presidentit Macron i është kërkuar të mbështesë Kosovën, shqiptarët dhe dialogun mes Prishtinës me Beogradin”, u shpreh Kodheli.

Sakaq u ndal te deklarata e Macron lidhur me pezullimin e liberalizmit të vizave për Kosovën, ku tha se ishte një qortim, tërheqje veshi dhe një vënie presion i për qeverinë e Kosovës.

“Ai ishte një qortim. Një vënie në presion për qeverinë e Kosovës për t’i qëndruar, marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Ishte një tërheqje veshi nëse mund ta perifrazoj me këtë metaforë. Ndoshta mënyra se si e tha u keqkuptua. Megjithatë mësimi duhet nxjerrë. Kjo nuk do të thotë të vazhdohet të rrihet në tryezë me një angazhim maksimal për ti shkruar deri në fund dialogut. Unë besoj se ishte një tërheqje vëmendje për të thënë se disa gjëra duhen bërë ndryshe, duheshin bërë më parë. Duhet insistuar në bërjen e detyrave të shtëpisë.”, tha më tej socialistja Kodheli.