MENU
klinika

I përgjigjet gazetarëve të huaj

“A keni frikë se nis luftë në Kosovë”/ Rama: Lufta është një fjalë e madhe, por kufiri duhet ruajtur

05.10.2023 - 16:15

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka marrë pjesë ditën e sotme në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të zhvillohet në Spanjë. Përpara hyrjes për komentet në samit, kryeministri është pyetur për çështjen e Kosovës nga gazetarët e huaj.

Reporterët e pyetën Ramën nëse ka frikë luftën dhe Rama u përgjigjet se shpresojmë uljen e palëve sipas planit Franko-Gjerman. Rama vlerësoi prezencën e plotë të NATO-s dhe forcimin e KFOR-it në veri të Kosovës.

“ Lufta është një djalë i madh dhe nuk po ndjekim nga afër. Ka lëvizje brenda NATO-s ku ka përforcuar KFOR-in. Sepse kufiri aty është shumë transparent dhe hyjne dhe dalin pa u kontrulluar armë. Shpresojmë që shumë shpejt palët të ulen për dialog sipas planit franko-gjerman. “- u përgjigj Rama