MENU
klinika

Fokusi i BQE

A po shkojmë drejt një leku digjital?

29.10.2023 - 21:53

Që pas pandemisë, ka një tendencë për të stimuluar përdorimin e transaksioneve online dhe për të dekurajuar përdorimin e parasë fizike. Në vendin tonë, të dhënat flasin se mesatarisht në muaj janë 4.7 miliardë lekë transaksione që kryhen online, nga 4.2 miliardë lekë që ishte në 6- mujorin e parë të 2022.

Shifrat tregojnë përfshije të ulët të popullatës në shërbime të tilla, ndaj fokusi po orientohet drejt rritje së tyre, siç është edhe projektligji i fundit për të hapur llogari bankare për të gjitha shtresat e popullsisë. Por teksa Banka Qendrore Europiane, duket se po shkon drejt finalizimit të projektit për një euro digjitale, po në vendin tonë a do të ketë një lekë digjital?

“Ky është në projekt madhor europian, që sigurisht dhe Shqipëria nuk do të mbetet jashtë këtij projekti. Ne, vitin e ardhshëm do të krijojmë një grup pune për të studiuar mundësinë. Sigurisht nëse Banka Qendrore Europiane do të avancojë më tej, për të nxjerrë euron digjitale, patjetër që krijohet mundësia që Banka Qendrore në Shqipëri të shoh mundësinë e nxjerrjes së një leku digjital. Por nuk është një projekt kaq i afërt për të dhënë detaje”,-tha Deniz Deralla. /Vizion Plus