MENU
klinika

Kallëzimi i bërë nga Balla

Afera me kompleksin ‘Partizani’, në pranga edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi

21.10.2023 - 21:00

Bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka rënë në pranga edhe ndërtuesi Fatmir

Ky i fundit është bashkëpronari i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e ish kompleksit ‘Partizani’.

Hetimet ndaj tyre kanë kohë që kanë nisur dhe tashmë SPAK ka urdhëruar arrestimet e tyre.

Fillimisht u arrestua Malltezi, ndërsa kthehej nga Gjermania.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.