MENU
klinika

Ja kur do të mbahet

Afera ‘Partizani’, shtyhet seanca për Sali Berishën

26.10.2023 - 11:16

Seanca e tretë në Gjykata e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë për në orën 15:00.

Arsye për këtë janë bërë avokatët që kërkojnë të njihen me çështjen.

” Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.
– Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia. Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar diten e sotme, në orën 15.00.”, njofton gjykata.

Dy seancat e para kanë dështuar për dy ditë më radhë, teksa ditën e sotme ish-kryeministri Berisha do të mbrohet nga dy avokatët e shtetit Jalldiz Kastrati dhe Rabie Cenalia, të cilët kanë mbërritur në seancë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Sali Berishës ka depozituar kërkesën për prëjashtimin e gjyqatres Irena Gjoka. Kjo kërkesë e Berishës do të vlerësohet ditën e sotme nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, e cila do të vendosë nëse do përjashtohet nga hetimi gjyqtarja Gjoka.

Një ditë më parë avokatët e Sali Berishës braktisën sallën pas disa orë seance, në shenjë proteste për rrëzimin e kërkesës së tyre nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ata kërkuan interpretimin e masës së Berishës nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë e cila u rrëzua.

Gjykata e Posaçme njoftoi se kishte zgjedhur avokatin Artan Simoni si mbrojtës kryesisht në mënyrë që të vijonte seanca.

Pas rreth 1 orë seancë, togat e zeza me kërkesë të Prokurorisë vendosën të shtyjnë për sot seancën me të tjetë avokatë mbrojtës, nga lista e avokatëve kryesisht.

Shkak dyshohet një qëndrim i avokatit mbrojtës Artan Simoni në rrjetet sociale kundër Sali Berishës.

Ndërkohë sot gjykata ka caktuar si mbrojtës për ish-kryeministrin, dy avokatët Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia.