Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. Një shofere e cila drejtonte mjetin tip Volkswagen ka përplasur 2 këmbësore të cilët po kalonin rrugën. Të plagosurit janë shoqëruar në spital ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi”, Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.