MENU
klinika

Meloni shpreh ngushëllimet

Aksident tragjik në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi, vdesin 21 persona

03.10.2023 - 22:44

Një aksident i rëndë është regjistrua mbrëmjen e sotme në Venecia, Itali. Një autobus ka rënë nga mbikalimi dhe më pas ka shpërthyer në Flakë. Sipas raportimeve rreth 12 persona kanë mbetur të plagosur dhe 21 kanë humbur jetë, mes tyre dhe dy fëmijë.

Shifrat e viktimave mund të ndryshojnë, sipas mediave italiane pasi ende nuk janë verifikuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse se sa persona ndodheshin në bord dhe se cfarë linje ishte autobusi, turistike apo e transportit urban.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, ku autobusi ka dalë nga platforma e mbikalimit, Rizzardi në Mestre ka thyer gardhin rrethues të mbikalimit dhe ka rënë mbi kabllot e energjisë elektrike. Më pas raportohet se flakë kanë përfshirë autobusin teksa ka përfunduar në shinat e trenit poshtë mbikalimit.

Aksident tragjik në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi, vdesin 21 persona

Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues.

Aksident tragjik në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi, vdesin 21 persona

Lidhur me aksidentin ka reaguar edhe kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro, i cili e ka përshkruar aksidentin si një skenë apokaliptike.

“Një tragjedi e madhe goditi komunitetin tonë këtë mbrëmje. Unë menjëherë urdhërova qytetin të mbante zi në kujtim të viktimave të shumta që ishin në autobusin e rënë. Një skenë apokaliptike, nuk ka fjalë”, tha ai.

Aksident tragjik në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi, vdesin 21 persona

Gjithashtu edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar për aksidentit tragjik, ajo ka shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave teksa shtoi se po ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës.

“Ngushëllime të thella, po ndjek zhvillimet me kryebashkiakun Brugnaro dhe ministrin Piantedosi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë tek viktimat, familja dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”, u shpreh Meloni