Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar thirrjet e ish kryeministrit Sali Berisha për të vijuar aksionin opozitar me protesta kundër qeverisë, tha se asnjë qytetar nuk do i përgjigjet.
Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, AIi tha se askush nuk do të dalë të protestojë që Gazmend Bardhi të ruajë karrigen e tij.
“Janë indiferent populli për karrigen e 10 apo 20 deputetëve. Problemi i kryetarit të grupit parlamentar është problem drejtpërdrejtë i Berishës sepse Berisha nëpërmjet marrjes së kreut të grupit parlamentar synon që të arrijë te logoja. Për karrigen e Gaz Bardhit është bërë protesta dje. Dje ata kanë motivuar protestën për arsyen e mos njohjes së legjitimitetit të kryetarit të grupit parlamentar. Pra, kemi një problem shumë konfuz brenda opozitës dhe e dyta, opozita nuk është solide, është e përçarë”, u shpreh Spahiu.