Policia ka rrethuar banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sot SPAK prangosi dhëndrin e tij, ndërsa ka ngritur 3 akuza ndaj Berishës, teksa u kërkua “detyrim paraqitje” për shkak të moshës së thyer.
Por në pamjet e dalë në media shihet se poshtë banesë së tij janë vendosur patrulla policie.
Berisha në një konferencë për mediat i cilësoi akuzat si politike. I pyetur nga gazetarët se ku janë gjetur këto para, Sali Berisha u përgjigj se bëhet fjalë për ripërsëritje të gënjeshtrave të fabrikuara nga SPAK që siç e quan ai është SKAP.
“Çdo gjë, çdo metër katror i ndërtuar, çdo qindarkë e përdorur është e dokumentuar. Nuk jam unë tani që të hyj në këto, por atë që mund të them unë është se çdo gjë është e dokumentuar, çdo qindarkë është paguar taksa, çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë. Është ndërtimi më i pastër dhe më transpartent”, u shpreh Berisha.