Në Tv Klan ka folur përmes një lidhjeje Skype motra e 26-vjeçares nga Vlora e cila është përdhunuar nga 3 persona më datë 20 Tetor. Të ftuarit e pyetën për akt ekspertizën mjeko-ligjore, pasi ende nuk ka një të tillë.
Motra e së resë u përgjigj se akt ekspertiza është kryer 5 ditë pas ngjarjes së rëndë dhe akoma nuk ka një përgjigjie.
Motra e 26 vjeçares: Nuk ka dalë akoma akt ekspertiza mjeko-ligjore dhe ne nuk kemi marrë një përgjigjie për këtë gjë.
Merin Maçi: Për marrjen e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor për të tilla raste bëhet kërkesë nga ana e strukturave të cilat merren me hetimin dhe nga informacionet që unë kam, kërkesa është bërë që me datë 21, por vendimi për marrjen e këtij akt ekspertimi ka vonuar disa ditë. Kjo mbetet një enigmë e madhe e cila i është bashkuar këtij hetimi nga ana e grupit hetimor për të parë se çfarë ka shkuar keq në marrjen e një akti ekspertimi.
Motra e 26-vjeçares: Pse nuk u bë ekspertizë që atë natë, apo një ditë më pas, por u bë në krye të 5 ditëve?! Që nuk mund të dalë asgjë, duhet të ishte bërë që në moment.
-Pas 5 ditësh?
Merin Maçi: Pas 5 ditësh, me datë 25 (Tetor).
Iris Luarasi: Kjo është skandaloze.
Merin Maçi: Dy të arrestuarit kanë dalë për masë ndërkohë s’ishte bërë akoma akt ekspertiza.
Ndërkohë, në një reagim për Opinion, eksperti mjeko-ligjor Sabri Hoxha, tha se ekspertiza në këto raste mund të bëhet brenda 48 orëve. Sipas tij, 5 ditë “janë pak vonë”.
“Sabri Hoxha, ekspert mjeko-ligjor deklaron nuk e njoh çështjen dhe nuk mund të flas për rastin konkrete, por në parim këto çështje kanë përparësi. Ekspertiza mund të bëhet brenda 48 orësh. Në gjykimin tim, 5 ditë janë pak vonë”, ishte reagimi i ekspertit