Me kalimin e kohës dhe të moshës, kapacitetet konjitive të mendjes sonë fillojnë të përkeqësohen. Ky është procesi i paevitueshëm dhe natyral i plakjes, që ndikon në të gjtha aspektet e jetës. Ndonëse nuk mund t’i ndalojmë efektet e plakjes, mund t’i ngadalësojmë dhe t’i kthejmë në disa raste. Ç’mund të bëjmë për të ndaluar plakjen e trurit?
1.Mësoni një gjuhë të re
Mësimi i një gjuhe të re ju jell shumë përfitime. Përveçëse një aftësi personale, është një ushtrim i shkëlqyer i trurit, që ngadalëson dhe ndalon humbjen e kujtesës. Aktivitetet e mësimit të gjuhës do t’ju ndihmojnë të mbani mend, njihni dhe kuptoni fjalë, të cilat e çojnë fuksionin konjitiv në nivele shumë të larta. Mësimi i një gjuhe është një armë e fuqishme kundër humbjes së kujtesës dhe përmirëson fjalorin dhe gramatikën, si edhe rrjedhshmërinë mendore e verbale.
2.Lojërat e fjalëve dhe puzzle-t janë gjithashtu një ushtrim i mirë
Një tjetër ushtrim që pasuron njohuritë e përgjithshme dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së kujtesës është zgjidhja e fjalëkryqeve, lojërat e fjalëve dhe puzzle-t. Sudoku ose Scrabble dhe fjalëkryqet ulin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzhaimerit.
3.Mos nënvlerësoni fuqinë e muzikës
Muzika dhe terapia muzikore ofrojnë një ushtrim të mirë të trurit, pasi jo vetëm që përmirësojnë përqëndrimin mendor, por mbështesin funksionimin e shëndetshëm konjitiv. Ndërsa është e njohur që muzika klasike nxit fuqinë e trurit dhe përmirëson aftësitë e rrjedhshmërisë verbale tek bebet dhe fëmijët e vegjël, muzika përdoret si “trajtuese” e humbjes së kujtesës. Thjesht dëgjoni llojin tuaj të preferuar të muzikës çdo ditë dhe përpiquni të mbani mend tekstin e melodinë dhe këndoni nën zë. Është argëtuese dhe e dobishme në të njejtën kohë.
4. Flisni me veten
Studimet tregojnë se njerëzit që flasin me veten kanë rrezik më të ulët të zhvillojnë sëmundje që mjegullojnë gjykimin. Me fjalë të tjera, të flisni me vete dhe t’i tregoni histori vetes është një mënyrë e shkëlqyer për të ngadalësuar humbjen e kujtesës dhe përqëndrimin në detajet e rëndësishme. Për më tepër, është një ushtrim emocional i shkëlqyer.
5.Lexoni libra të ndryshëm dhe përpiquni të mbani mend subjektin
Një nga ushtrimet më të mira që mund t’i bëni trurit është të lexoni një libër. Nga librat, tek esetë dhe artikujt e revistave, lexoni çdo gjë që ju tërheq vëmendjen. Një këshillë: mundohuni të kujtoni përmbajtjen e një libri që e keni lexuar vite më parë, pasi është një ushtrim që forcon kujtesën.
6. Provoni ushtrime që nxisin trurim
Ekzistojnë shumë ushtrime dhe lojëra të dizenjuara specifikisht për të nxitur trurin. I rëndësishëm është edhe kordinimi sy-dorë. Mos e mundoni veten me ushtrime shumë të vështira. Edhe ato më të lehtat aktivizojnë neuronet dhe sinapset duke i dërguar mesazhe sistemit nervor dhe duke parandaluar defiçitet konjitive.