MENU
klinika

Biseda në “SKY”

Alibej dhe Henrik Hoxhaj pas vrasjes së vëllezërve: Të bëjmë kujdes me Nuredinin

28.10.2023 - 12:59

Vrasja në muajin Prill 2020, e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës, është një ndër krimet më të rënda të kryera gjatë bashkëpunimit kriminal nga dyshja e rrezikshme Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj.

Me eleminimin e dy vëllezërve Haxhiaj, Dumani së pari kishte vrarë dy shokët e tij, së dyti kishte zbatuar porosinë e financuar me mijëra euro nga Erion Alibej alias “Krymi” dhe Arjan Spahiu, si dhe së treti kishte mbyllur përfundimisht derën e familjes Haxhiaj në Durrës, e cila në një ditë të vetme humbi të dy djemtë.

Për gjendjen gjakatare dhe të papërgjegjshme të Nuredit Dumanit, flet në dëshminë e tij dhe i penduari Henrik Hoxhaj, ish-miku i ngushtë dhe bashkëpuntori kryesor i Dumanit në vrasjet seriale.

Hoxhaj flet se Dumani duhet të mbahet nën kontroll pasi merr zjarr menjëherë, njësoj si pushkë jevgu. Këtë mendim ai e shfaq teksa flet në telefonin e kriptuar “SKY” me Erion Alibej, vetëm pak orë pasi kishin vrarë në Durrës dy vëllezërit Haxhiaj.

Në dëshminë e tij Henrik Hoxhaj, u ka treguar prokurorëve se pas vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, ai së bashku me “Lulin”, alias Nuredin Dumanin, shkuan tek shtëpia ku ai banonte pas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në ish-bllok.

“…Luli bisedoi me një person të cilin e thërriti “Krymi”. U përshëndetëm me të, por unë nuk e dija kush ishte personi me të cilin po bisedonte “Luli”.

Më pas “Luli”, ma kaloi këtë person direkt në telefon dhe më tha: “…do të flasi me ty…”. Unë mora telefonin u përshëndeta me këtë shtetas. Personi nuk mu prezantua, por unë e mora të mirqënë se ky ishte personi që ishte interesuar për vrasjen e dy vëllezërve që ne kishim realizuar. Gjatë bisedës me këtë person i shpreha shqetësimin duke i thënë se:”…me kushon (Nuredinin) duhet të bëjmë kujdes! Se merr kot zjarr, si pushkë jevgu. Ai më tha atë kam hall dhe unë dhe prandaj po flasim bashkë dhe do ta lejmë bashkë të takohemi një ditë…”.

Hoxhaj ka treguar se në këtë vrasje ka marë pjesë ai, Nuredin Dumani dhe një djalosh i vogël, të cilin ai e thëriste “çapaçul”.

Sipas Hoxhajt vrasja e vëllezërve është bërë për 70 mijë euro dhe në ketë punë Nuredini, ka marrë pjesë dhe vetë. Hoxhaj, ka treguar se jo çdo porosi të Dumanit e kryente pasi shpesh porositë e tij për vrasje i vononte pasi duhet të bënte dhe ai analizën e vetë të situatës.

Pasi janë siguruar mjetet e punës të cilët kanë qënë automjeti i markës “Toyota” me portobagazh ngjyra si e errët.

Ndërsa si armë janë përdorur tre kallashnikovë, të cilat i ka gjetur Nuredini. Personin që do vritej e thirri shoferi i mjetit që do perdorej për ngjarjen, të cilin e kishte gjetur Nuredini dhe si vënd takimi ai i la pazarın e makinave.

“Ata erdhën me një mjet “Golf 5” pasi shënjestra ishte me një person tjetër dhe pasi i lamë të ecnin para nesh ata na u futëm në parakalim.

Për shkak se kishte trafik ne i dolëm në krah mjetit “Golf 5” dhe hapëm zjarr të dy njëherësh unë dhe Nuredin Dumani. Nuredini zbriti nga makina dhe gjuajti përsëri por në këtë moment atij i ngeci automatiku dhe unë duke parë këtë gjë hapa derën dhe mora automatikun tjetër dhe gjuajta dhe disa fishekë drejt “Golfit” dhe me pas ika.

Nuk e mbaj mend saktë se çfarë rruge ka përdor shoferi por di që unë dhe Nuredini kemi hipur në një mjet Mercedez Benz ngjyrë të zezë dhe jemi larguar në drejtim të Tiranës.

Unë e pyeta Nuredinin nëse shoferi e kishte djegur mjetin apo jo ai m’u përgjigj që po e ka djegur. Më pas e mora vesh në media që ishin kapur dhe mjeti dhe armët si dhe ishte arrestuar shoferi që kishim patur në në mjetin e ngjarjes që quhej Klevis Alla.

Kur e kam parë me fytyrë në televizor pashë se ishte i njëjti person që ishte në makinë me mua dhe Nuredinin, ditën kur kemi vrarë dy vëllezërit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


18 të rrezikshmit e ngjarjeve kriminale

Të arrestuarit e “Plumbit të artë” dalin sot në GJKKO

Autorët e dy vrasjeve të bujshme në Elbasan

Kush janë ‘ushtarët’ që po shoqërojnë Dumanin në qeli