MENU
klinika

"Kjo botë do të ishte më e bukur pa shpifje..."

Aludimet për një video të saj intime, Luana Vjollca reagon sërish

02.10.2023 - 12:21

Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludimeve se një video e saj intime po qarkullon në rrjetet sociale.

Luana Vjollca u shpreh se kjo botë do të ishte më e bukur nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje.

“Imagjinoni të dashur miq se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje. Dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, tha prezantuesja televizive në hyrje të emisionit të saj “Love Island”.

Moderatorja dy ditë më parë hodhi poshtë pretendimet për videon intime në një postim në InstaStory, ku shkruante se është “e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze“.

“S‘kam tatuazh“, shkroi Luana Vjollca krahas një foto të saj ku tregonte pjesën e dekoltesë.

Ndërsa shkroi: “E turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në këtë jetë për t‘ia dalë, rrugën e punës.“

Reagimi i moderatores Luana Vjollca erdhi pas një deklarate të ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili u shpreh se po qarkullojnë disa video gjysmë erotike të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar që janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim.

Ervin Karamuço theksoi se njëra prej këtyre vajzave, është ndër më të bukurat e ekranit dhe personazh i dashur për publikun, duke shtuar se video është filmuar nga poseduesi i telefonit.

Karamuço tregoi se në këtë celular del gjithashtu edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, “dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin”.

“Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër, jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai”, deklaroi eksperti i kriminalistikës.

Ervin Karamuço: “Unë e kam parë vetë në një celular. Para disa ditësh u dorëzuan disa kode, password, celularë në SPAK nga ana e familjarëve të një personazhi. Kanë dalë disa video gjysmë erotike, kanë filluar të shpërndahen në celularët e disa personave, kanë filluar po vijnë edhe tek ne.

Dy personazhe të showbizzit, madje njëra është shumë e dashur për teleshikuesit ka dalë aty. Është filmuar nga celulari i këtij personazhi. Emrin s’mund ta them, ne presim hetime nga ky celular dhe na dalin këto video.

Janë dy vajza nga showbizz, por njëra është që njihet shumë. Është një video që e fimon poseduesi i këtij celulari që është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin. Do dalin çudira, tmerrueshme për disa. Do përfshijë listë pagesa, kë kanë paguar për t’i mbrojtur, policë, prokurorë.

Është prostitucion, korrupsion, krime, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista në këtë vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të ftuar që vënë në siklet moderatorët

10 momentet më pikante në televizionet shqiptare