MENU
klinika

Propozimi i ri i BE-së

Ambasadori i SHBA në Beograd: Kosova dhe Serbia të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje

31.10.2023 - 17:34

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill deklaroi këtë të martë se propozimi për normalizimin e marrëdhënieve “ka kohë që është në tryezë” dhe se Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë sa më shpejt të jetë e mundur një marrëveshje.

“E shihni, shumë po ndodhin në botë dhe unë mendoj se në aspektin e dialogut, marrëveshja duhet të jetë ashtu siç tha Miroslav Lajçak – sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne e dimë se elementët e marrëveshjes kanë qenë në tryezë. Kanë të bëjnë me komunat e komunitetit serb, kanë të bëjnë me shtrirjen më të madhe të internizimit që po kërkon Kosova”, tha Hill, shkruan Euronews Serbia.

Ai shtoi se gjithçka është mjaft e qartë dhe se tani është mundësia dhe koha për të përshpejtuar procesin e negociatave.

“Pra, gjithçka është mjaft e qartë. Këto elemente janë diskutuar për një kohë të gjatë, por ato u theksuan veçanërisht gjatë takimit të Ohrit. Është vërtet koha për të përshpejtuar dhe për të ecur përpara,” u tha Hill gazetarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Çmimin detyrohet ta paguajë Kosova”

“Der Standard”: Perëndimi po mban anën e Serbisë