Gjykata e Apelit bën me dije se ka lënë në burg Satilno Basho, Mariglen Aliajn dhe Bruno Shehun, të cilët u arrestuan me armë më 17 shtator të këtij viti për armëmbajtje pa leje.
Apeli i Vlorës ka lënë në masën detyrim paraqitje Mehmet Hoxhajn, Beraldo Xhindin dhe Kevin Metajn, ndërsa të lirë janë lënë tre shtetasit e tjerë. Vendimin e marrë në kuadër të këtij gjykimi e ka bërë me dije vetë Gjykata e Apelit ku ka njoftuar se: “Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: poshtë: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë së bashku me Forcat RENEA, me datë 17.09.2023 në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka ushtruar kontroll në lokalin ‘Flow Bar’, në lagjen ‘Lef Sallata’, Vlorë.
Nga kontrolli i ushtruar ndaj personave që ndodheshin në këtë lokal në shoqërinë e njëri-tjetrit janë gjetur dy armë zjarri, ku është bërë i mundur dhe arrestimi i tyre. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale S.B. dhe M.A., të dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal si dhe ndaj personave nën hetim shtetasit me iniciale B.Sh., K.M., M.H. dhe B.Xh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Moskallëzim të krimit’, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal”.
VLERËSIMI I MASAVE
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 422, datë 20.09.2023, ka vendosur:
1.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.B, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal. Caktimin ndaj personit nën hetim S.B, masën e sigurimit personal “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
2.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit të personit nën hetim M.A, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal. Caktimin ndaj personit nën hetim M.A, masën e sigurimit personal “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
3.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit të personit nën hetim B.Sh., i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal. Caktimin ndaj personit nën hetim B.Sh, masën e sigurimit personal “arrest në burg” me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale