MENU
klinika

Konfirmohet lajmi që qarkulloi prej ditësh

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP

23.10.2023 - 10:28

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë ditës së sotme, Ardi Veliu ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij, ku i ka bërë të ditur largimin e tij nga AMP.

Gjithashtu lajmin e konfirmoi personalisht vetë për mediat Veliu, i cili deklaroi se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan Veliun në dhënien e dorëheqjes nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022.

Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.