MENU
klinika

“Ja personi i parë që telefonova”

Argita Malltezi rrëfen në “Top Story” momentin kur i arrestuan bashkëshortin: Nuk arrita ta takoja

30.10.2023 - 23:27

Argita Malltezi në një rrëfim ekskluziv për “Top Story” tregoi momentin e parë që mori vesh lajmin që bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit.

Ajo u shpreh se bashkëshorti kishte mbërritur në ambientet e aeroportit për të pritur atë, por ajo nuk arriti të takohej, pasi e kishin arrestuar.
Ndër të tjera juristja tregon se ka qenë vetë Malltezi që e ka telefonuar dhe i ka thënë se po e arrestojnë.

“Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti dhe kronometrimi i veprimeve ishte i mirëmenduar, zbrita nga avioni dhe fola me të. Për pak më merr sërish në telefon dhe më thotë që po më arrestojnë. Normalisht prisja çdo gjë, nuk do të më bënte përshtypje i veprimi policisë. Më bën përshtypje manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë. Pasi kam marrë lajmin, personi i parë që mora në telefon ka qenë vëllai. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë, por në atë moment se prisja”, deklaroi Argita Malltezi.