Policia e Durrësit ka arrestuar 28-vjeçarin Orges Skandaj, autorin e 3 vjedhjeve në qytet.
“Blutë” kanë sekuestruar shuma parash, ora, laptop, celular, automjet, si dhe një sasi lënde narkotike.
28-vjeçari akuzohet për vjedhje si dhe prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.
Arrestimi i këtij u bë pas një pune disamujore nga e cila ka rezultuar se, në harkun kohor korrik – tetor 2023, në qytetin e Durrësit, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, në mënyrë të fshehtë, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa, konkretisht:
• Më datë 12.10.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur në një banesë, bizhuteri floriri të ndryshme me vlerë 8000 euro;
• Më datë 15.09.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, në një banesë, ka vjedhur sende me vlerë;
• Më datë 22.07.2023, në lagjen nr. 4, Durrës, në një banesë, ka vjedhur 9 ora dore të markave të ndryshme dhe 1 laptop.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.