MENU
klinika

Kush është Hamasi?

Arsyet pse Izraeli i frikësohet ndërhyrjes iraniane në Gaza dhe pse ndizet ky konflikt

08.10.2023 - 18:16

Hamasi, ose Lëvizja e Rezistencës Islamike, u themelua në vitin 1987 gjatë kryengritjes së parë palestineze. Izraeli, SHBA dhe BE, e konsiderojnë atë një organizatë terroriste, por Hamasi gëzon mbështetjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan, të Iranit të disa shteteve të tjera në lindjen e largët.

Hamasi udhëheq Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër civile me forcat besnike të forcës politike Fatah, e cila udhëhiqet nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Marrja e Gazës nga Hamasi pasoi fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006, që është dhe procesi i fundit zgjedhor.

Hamasi e akuzoi Abbas për komplot kundër tij, ndërsa ky i fundit e përshkroi atë që ndodhi si, grushtshteti. Që atëherë, ka patur shpërthime të shpeshta të konfliktit me Izraelin.

Që kur Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazës, Izraeli e ka shpallur atë një “territor armiqësor” dhe ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, karburant dhe mallra të nevojsme për periudha të gjata, si dhe ka bllokuar eksportet.

Nga ana tjetër vetë Hamasi refuzon ta njohë shtetin e Izraelit dhe shpesh dërgon njerëz të armatosur dhe kamikaze në sulme ndaj Izraelit.

Hamasi kontrollon Gazën me grusht të hekurt dhe ka ruajtur pushtetin duke marrë ndihmë të vazhdueshme financiare dhe ushtarake nga Irani.

Sipas mediave, Irani i jep rreth 6 milionë Dollarë në muaj Hamasit nëpërmjet islamistëve të Hezbollahut që kontrollojnë Libanin jugor.

Hezbollahu janë shitë si ajatollahët e Teheranit dhe po luftojnë, si Hamasi, për shkatërrimin e Izraelit fqinj.

Ndarja midis Hamasit dhe palestinezëve të Abu Mazen shërben gjithashtu për të shpjeguar pse konflikti është fokusuar gjithmonë në Gaza. Mediat e huaja ngrenë pikëpytjen nëse njerzit e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas i njohur gjithashtu edhe si Abu Mazen a do të përfshihen në ngjarjet e fundit.

Mandati i 87-vjeçarit ka skaduar gati pesëmbëdhjetë vjet më parë, por ai nuk shkon kurrë në zgjedhje sepse gjithmonë ka fituar Hamasi.

Gjatë presidencës amerikane të Donald Trump, dhe falë Marrëveshjes së Abrahamit të nënshkruar në vitin 2020 nga Izraeli me disa vende të Gjirit, u njoftua një paketë e madhe ndihme për Bregun Perëndimor që drejohet nga Abu Mazen.

Në një moshë të thyer dhe shumë i varur nga ndërkombtëraët, ai përshkruhet nga media lokale si i korruptuar duke qenë se ndihmat që kanë dhënë vendet e huaja nuk kanë shkuar për të përmirësuar jetën e banorëve.

Por më shumë se ndërhyrjes së palestinezëve të Abu Mazen qeveria izraelite i frikësohet Iranit për shkak të programit bërthamor i rinisur në vitin 2002. Teherani financon gjithashtu Lëvizjen Xhihad në Palestinë, e cila është përgjegjëse për shumë sulme vetëvrasëse.

Por teksa luftimet vijojnë mes forcave izraelite dhe atyre të Hamasit një zgjidhje për dhënien fund të konfilktit duket e largët.

Nga viti 1946 e deri më sot, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar 700 rezoluta dhe Këshilli i Sigurimit ka votuar për më shumë se 100, por të gjitha këto përpjekje të ndërkombëtare nuk kanë dhënë rezultate konkrete.